Jan 11, 2019 19:55 Europe/Tirane
  • Zbulohen armë britanike që i përkisnin terroristëve në periferi të Damaskut

Forcat e ushtrisë siriane zbuluan sasi të mëdha armësh dhe municionesh britanike pas spastrimit të disa zonave në Damask.

Ushtria siriane vazhdoi të premten spastrimin e vendbanimeve në periferi të Damaskut dhe Kunejtras, të cilat më parë ishin të pushtuara nga terroristët. Më parë, forcat e ushtrisë siriane kishin zbuluar sasi të mëdha armësh dhe municionesh amerikane dhe të regjimit sionist gjatë spastrimit të zonave të pushtuara nga terroristët. Ndërkaq sot, një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të Amerikës, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se "procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur", edhe pse nuk dha detaje specifike.

 

Tags

Komente