Jan 11, 2019 19:56 Europe/Tirane
  • Hezbullah: Martirizimi i Shejh Namr, zbulon realitetin e regjimit saudit

Nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut në Liban ka thënë: "Regjimi saudit është krijuar sipas politikës së vrasjes, akteve terroriste dhe komploteve kundër myslimanëve".

Shejh Ali Damush në përvjetorin e tretë të martirizimit të Shejh Namr Baker Al Namr, ka thënë: "Regjimi saudit nëpërmjet vrasjes së Shejh Al Namr ka dëshmuar se synon të heshtë çdo zë kritik  që kundërshton politikat e këtij regjimi". Shejh Ali Damush ka shtuar: "Martirizimi i Shejh Namr zbuloi krimet e regjimit saudit dhe realitetin e këtij regjimi". Kleriku i njohur shiit në Arabinë Saudite Shejh Namr Baker Al Namr u ekzekutua me vdekje më 2 Janar 2016 për shkak të kundërshtimeve që ai paraqiste kundër regjimit saudit dhe ky akt rezultoi me dënimin masiv të Arabisë Saudite nga ana e vendeve të ndryshme myslimane dhe jomyslimane.

 

Tags

Komente