Jan 17, 2019 14:31 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga shpërthimi në qytetin Manbixh të Sirisë

Numri i viktimave të shpërthimit të ditës së mërkurë në qytetin Manbixh në verilindje të Sirisë, ka shkuar në 23 persona të vrarë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se si pasojë e këtij shpërthimi i cili ndodhi në afërsi të një automjeti patrullë të amerikanëve në qytetin Manbixh të Sirisë, janë vrarë 5 ushtarë amerikanë dhe 18 civilë sirianë.

Pas këtij shpërthimi, forcat amerikane kanë rrethuar zonën ku ndodhi shpërthimi dhe helikopterët e koalicionit amerikan kanë shtuar fluturimet në qiellin e këtij qyteti.

Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

 

Tags

Komente