Jan 18, 2019 07:23 Europe/Tirane
  • Fundi i vizitës së Zarif në Irak, shfaqje miqësore nga Bagdadi deri në Erbil

Vizita pesë-ditore e ministrit të jashtëm të Iranit në Irak dhe në rajonin e Kurdistanit të Irakut, ka dëshmuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

Mohamed Xhevad Zarif, i cili mbërriti në Bagdad, kryeqytet i Irakut të dielën e kaluar, përfundoi udhëtimin tij të enjten në mbrëmje. Zarif tha se në vizitën e tij pesëditore në Irak në qytetet Bagdad, Arbil, Sulejmanije, Qerbela dhe Naxhaf ka zhvilluar takime shumë të mira me autoritetet shtetërore dhe me aktivistët ekonomikë dhe tregtarët ë Irakut dhe është i sigurt se marrëdhëniet e Iranit dhe Irakut kanë horizont shumë të qartë. Vizita e ministrit të jashtëm iranian në pesë qytete irakiane dhe pritja e ngrohtë dhe miqësore e zyrtarëve të vendit, duke përfshirë shiitët, sunitët dhe kurdët, dëshmoi politikën uniforme të Iranit përballë etnive të ndryshme të Irakut. Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Irak si sigurinë dhe stabilitetin e saj. Prania e ministrit të jashtëm të Iranit në tre konferenca ekonomike në pjesë të ndryshme të Irakut dhe theksimi i zyrtarëve të vendit për zhvillimin e bashkëpunimit tregon vullnetin e përbashkët të autoriteteve në Irak dhe Iran për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik në epokën e re të sanksioneve kundër Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të enjten pas takimit të aktivistëve ekonomikë të Iranit dhe provincës Naxhaf të Irakut, tha se marrëdhëniet e Iranit dhe Irakut kurrë nuk kanë qenë artificiale. Ministri i jashtëm i Iranit në vazhdim theksoi: “Irani është plotësisht i gatshëm që nëpërmjet anulimit reciprok të vizave, reduktimin ose heqjen e tarifave doganore dhe ndërtimin e qytezave industriale në zonat kufitare, t’i zgjerojë marrëdhënie e veta me Irakun”. Ditë më parë, Ministrat e naftës të Iranit dhe Irakut theksuan të enjten se Teherani dhe Bagdadi synojnë të thellojnë bashkëpunimin midis dy vendeve fqinje, duke përfshirë edhe lidhjet e tyre energjetike. Ministri iranian i naftës Bizhan Zangeneh dhe homologu i tij irakian Samir Ghadhban mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve të tyre zyrtare në Bagdad. Sipas z. Ghadhban, bisedimet e sotme ishin vazhdim i diskutimeve të mbajtura në margjinat e një takimi të OPEC gati një muaj më parë, që synonte të eksploronte baza të tjera për bashkëpunimin dypalësh. Sa i përket fushave të përbashkëta të naftës, ministri irakian tha se pavarësisht nga studimet që po zhvillohen, të dyja palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje specifike për nxjerrjen e naftës nga fushat e përbashkëta. Ai më tej tha se marrëveshjet e mëparshme do të përbënin bazën për bashkëpunim, ndërsa pritet gjithashtu të arrihen marrëveshje të reja. Ndërkohë, ministri iranian gjatë takimit diskutoi me homologun e tij irakian marrëdhëniet bilaterale dhe ndërkombëtare midis Teheranit dhe Bagdadit. Zangeneh tha gjithashtu se Irani ka rezerva të mjaftueshme të gazit për të plotësuar nevojat e Irakut. Eksporti i gazit iranian në Irak aktualisht është 15 milionë metra kub në ditë dhe do të rritet në rreth 40 milionë metra kub në ditë kur të gjitha planet e eksportit të zbatohen.

 

Tags

Komente