Feb 06, 2019 13:45 Europe/Tirane
  • Mbi 1500 terroristë të huaj nga Turqia hyjnë në Idlib të Sirisë

Burimet lokale të Sirisë kanë njoftuar se mbi 1500 terroristë të huaj me mbikëqyrjen e një ndërmjetësuesi turk dhe ushtarakëve të Turqisë, kanë hyrë në Siri.  

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se burime lokale të Sirisë kanë njoftuar për shtimin e lëvizjeve të terroristëve nga territori i Turqisë drejt provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë gjatë dy ditëve të kaluara.

Sipas këtyre burimeve, një numër i madh i terroristëve të huaj i janë dorëzuar krerëve të grupeve takfiriste Tahrir Sham dhe Harasu Al-Din që varët nga Imen Dhavahiri në këtë provincë të Sirisë.

Gjithashtu edhe një grup i terroristëve të ardhur nga Azia Lindore janë transferuar në rajonin Xhisr Al-Shughur në Idlib të Sirisë.  

Sipas burimeve të informuara në Idlib, rreth 400 terroristë të organizatës Al Kaida në Jemen gjatë dy muajve të kaluar me mbikëqyrjen e njërit prej vendeve të rajonit nëpërmjet kufijve të Turqisë kanë hyrë në provincën Idlib të Sirisë.

Terroristët e grupit takfirist Tahrir Sham të cilët muajin e kaluar pas luftimeve me grupet e tjera terroriste, kanë pushtuar provincën Idlib kanë krijuar rrethanat për lehtësimin e hyrjes së këtyre terroristëve në rajonet nën pushtimin e grupit terrorist Haras Al-Din.

 

Tags

Komente