Feb 20, 2019 08:50 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane të vendosura në Siri largohen drejt territorit irakian

Këshilltari i kryeministrit irakian njoftoi se forcat amerikane të vendosura në Siri, do të largohen prej prillit 2019 duke përdorur territorin e Irakut.

Abdul’karim Mustafa, këshilltar i kryeministri irakian në një intervistë për agjencinë Sputnik të lajmeve ka përmendur akordin e arritur mes Uashingtonit dhe Bagdadit për tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga Siria dhe ka thënë se forcat amerikane pas përfundimit të operacionit në lindje të lumit Eufrat dhe në periferinë lindore të provincës Dejrul Zur, do të përdorin territorin e Irakut për tu larguar nga Siria. Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur fitore kundër terroristëve të ISIS në Siri, pasi raportet sugjerojnë se ai po planifikon të tërheqë trupat amerikane nga vendi i shkatërruar nga konflikti. "Ne e kemi mundur ISIS-in në Siri, që ishte arsyeja ime e vetme për të qenë atje gjatë Presidencës sime", shkroi Trump, duke përdorur një akronim për grupin terrorist. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN-it se plani është për tërheqje "të plotë" dhe "të shpejtë.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar muaj më parë se trupat amerikane do të tërhiqen "shumë shpejt" nga Siria. SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë vendet të cilat ata i quajnë pozicionet e ISIS në Siri që nga shtatori 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo nga ndonjë mandat i OKB. Sulmet amerikane kanë rezultuar në shumë raste me viktima civile dhe nuk kanë arritur të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për të luftuar terrorizmin.

Tags

Komente