Feb 21, 2019 20:19 Europe/Tirane
  • Siria paralajmëron për rimarrjen e Lartësive Golan

Në një takim të mërkurën (20 shkurt) në Damask, me shefin e Shtabit të Ushtrisë Uruguaiane, gjeneral Marcelo Montaner, zëvendësministri i jashtëm sirian Fejsal Mikdad përsëriti të drejtën e Qeverisë dhe të popullit sirian për të marrë përsëri Lartësitë Golan nga zgjedha e regjimit izraelit.

"Riintegrimi i Golanit Sirian në kufijtë e vitit 1967 i përket të drejtave legjitime dhe të pamohueshme të Sirisë në përputhje me Rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rezoluta të tjera të këtij organi ndërkombëtar që e konsideron Golanin si pjesë integrale e Sirisë ", tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sirisë. "Këto rezoluta e cilësojnë pushtimin e këtij territori nga regjimi i Izraelit si të paligjshëm," shtoi ai. Golani është një zonë malore në Sirinë jugperëndimore, e pushtuar nga Izraeli gjatë luftës gjashtë-ditore më 1967. Këshilli i Sigurimit i OKB-së në bazë të rezolutës 497 të miratuar më 17 dhjetor 1981 e ka deklaruar  të paligjshëm aneksimin e saj nga Izraeli.

 

Tags

Komente