Mar 14, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Sulmohet konvoji amerikan në Raka

Burime siriane raportojnë një sulm nga forcat e Rezistencës Popullore në Raka kundër një karvani ushtarak amerikan që patrulloi qytetin.

Këto burime lokale, të cituara nga Sputnik, thanë se sulmi u zhvillua të mërkurën në orën 20:45 (koha lokale) kundër një kolone të SHBA dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga Uashingtoni. Pavarësisht masave drastike të marra nga forcat amerikane dhe të SDF në Raka, me instalimin e më shumë se 600 kamerave në lagjet e këtij qyteti, rezistenca popullore vazhdon në këtë qytet në Sirinë lindore. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha në ushtrinë amerikane dhe në aleatët e saj. Deri tani nuk është publikuar asnjë njoftim për shtyp mbi detajet e këtij incidenti, për shkak të censurës amerikane.

 

Tags

Komente