Mar 15, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Raketat nga Gaza kalojnë

Të paktën dy raketa të lëshuara nga Rripin e Gazës kanë goditur kryeqytetin izraelit Tel Aviv, duke anashkaluar sistemin e raketave të quajtur Kupola e Hekurt dhe duke shënuar një tjetër humbje të sikletshme për një nga sistemet më të shtrenjta ushtarake në botë.

Sulmi i natës së kaluar shkaktoi alarme masive në të gjithë Izraelin qendror, njoftoi media izraelite. Shumë njerëz i thanë medias lokale se dëgjuan dy shpërthime të fuqishme në Gush Dan (zona më e madhe e Tel Avivit), ndërsa disa gjithashtu pohuan se kishin parë lëshimin e raketave nga Kupola e Hekurt. Sistemi i raketave Kupola e Hekurt u aktivizua por me sa duket nuk arriti të kapte ndonjë nga raketat. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili gjithashtu vepron si ministri për çështjet ushtarake, thirri një takim urgjent në selinë e ushtrisë pas sulmit me raketa. Sipas njoftimeve, izraelitët kanë kërkuar nga një delegacion egjiptian i sigurisë në Gaza të largohet nga zona. Media në Gaza njoftoi se lëvizja e rezistencës islamike Hamas kishte evakuar objektet ushtarake në pritje të sulmeve izraelite. Asnjë grup palestinez nuk mori përgjegjësinë për sulmin. Lëvizjet e rezistencës palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik mohuan të kishin ndonjë rol në sulmin kundër Tel Avivit.

 

Tags

Komente