Mar 15, 2019 08:32 Europe/Tirane
  • Kush e goditi Tel Avivin?

Të enjten mbrëma, Tel-Avivi u godit nga dy raketa që Izraeli tha se u lëshuan nga Rezistenca Islamike e Palestinës, Hamas.

Pas kësaj, kabineti izraelit i sigurisë thirri një takim urgjent dhe helikopterët izraelitë sulmuan disa objekte në Gaza, ndërsa sirenat e alarmit jehuan në vendbanimet e kolonëve izraelitë. Dy nga raketat që goditën periferinë veriore të Tel Avivit u interceptuan nga "Kupola e Hekurt", ndërsa raketa tjetër ka rënë në një zonë të pabanuar, pretendoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite që shtoi se disa copa të raketave kanë goditur shtëpitë në Tel Aviv. Por burimet e pavarura flasin për një dështim të ri të të ashtuquajturës "Kupola e Hekurt". Nata nga e enjtja deri të premten ishte veçanërisht e tensionuar në kryeqytetin izraelit, ndërsa qindra izraelitë e kaluan natën në strehimore. Ky është sulmi i parë me raketa kundër Tel Avivit që nga viti 2014 kur Izraeli zhvilloi një fushatë bombardimi 51 ditore kundër Gazës. Një hapësirë prej 70 kilometra ndan Gazën nga Tel Avivi. Por kush e goditi Tel Avivin? As Hamasi, as Xhihadi Islamik i Palestinës nuk kanë marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm raketor që është në favor të Netanjahut, që ka mbetur prapa në sondazhe, disa javë përpara zgjedhjeve legjislative më 4 prill. Rezistenca, megjithatë, deklaroi se është gati për të mbrojtur Gazën. Helikopterët luftarakë sionistë goditën disa lokalitete në Rripin e Gazës të premten në mëngjes, raportoi kanali televiziv Al-Kuds në sfondin e fluturimeve të vazhdueshme të dronëve izraelitë të zbulimit në qiellin jugor të Gazës. Disa shpërthime me intensitet të lartë u dëgjuan në Khan Junes, Netzarim, Azahra, al-Waha, në perëndim të qytetit të Gazës. Brenda disa orëve, u kryen më shumë se 20 sulme ajrore kundër Gazës, njoftoi Sky News. Këto objekte të sulmuara i përkasin Hamasit. Disa minuta pas sulmeve izraelite, një raketë u lëshua kundër kolonisë sioniste Eshkol. Klani i Netanjahut ka nevojë të madhe për një veprim të kufizuar ushtarak dhe duke krijuar një klimë të pasigurte, synon që të tërheqë sa më shumë vota nga kolonët sionistë. Ndërkohë, ushtria izraelite pranoi se ishte kapur në befasi nga sulmi me raketa në natën e së enjtes. Zëdhënësi ushtarak Ronen Manelis tha se askush në Tel Aviv nuk priste që raketat palestineze të godisnin kaq larg. Sulmi raketor më tej dëmton reputacionin e Kupolës së Hekurt, si një sistem mbrojtës raketor që duhej të kishte eliminuar përfundimisht të gjitha shqetësimet për sulmet me raketa nga Gaza. Sistemi multi-miliard dollarësh përjetoi një humbje poshtëruese gjatë konfliktit të fundit ushtarak midis Gazës dhe Tel Avivit në nëntor 2018, kur Hamasi lëshoi më shumë se 460 raketa në territoret e pushtuara në më pak se 24 orë, në përgjigje të agresionit izraelit.

 

Tags

Komente