Mar 15, 2019 20:50 Europe/Tirane
  • Damasku dënon konferencën e Brukselit rreth krizës në Siri

Ministria e jashtme e Sirisë pasi ka kritikuar organizimin e konferencës së Brukselit rreth Sirisë pa praninë e përfaqësuesve të qeverisë siriane, vuri në dukje se organizimi i të tilla konferencave ka për qëllim zgjatjen e krizës në Siri.

Konferenca e quajtur “ Mbështetja për të ardhmen e Sirisë dhe rajonit” u mbajt më 12-14 mars nga BE dhe me pjesëmarrjen e organeve civile rajonale, organeve evropiane, agjencive të OKB dhe përfaqësuesve politikë të qeverive fqinje të Sirisë dhe pa përfaqësuesin e qeverisë siriane në Bruksel. Ministria e jashtme e Sirisë pasi vuri në dukje sanksionet e njëanshme dhe të padrejta të BE kundër popullit sirian ka thënë: Këto sanksione kanë ndikuar në jetën e njerëzve të thjeshtë në Siri dhe për këtë arsye deklaratat e vendeve evropiane mbi ndihmat për popullin sirian nuk kanë aspak kredibilitet. Kjo ministri përmendi edhe deklaratat kontradiktore të disa prej funksionarëve pjesëmarrës në këtë konferencë dhe tha: Këto vende duke dhënë mbështetje pa limit për terroristë ndaj Sirisë kanë nisur një luftë të gjithanshme sidomos luftën ekonomike me qëllim gjakosjen e popullit sirian.

Tags

Komente