Mar 15, 2019 20:50 Europe/Tirane
  • Pompeo vazhdon mbështetjen për koalicionin saudit kundër Jemenit

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit duke reaguar ndaj rezolutës së Senatit amerikan për tërheqjen e Amerikës nga mbështetja për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit, tha se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për këtë koalicion kundër Jemenit.

Sekretari amerikan i shtetit pretendoi se Arabia Saudite ka dhënë shumë ndihma humanitare për Jemenin ndërkohë që ndihmat humanitare të Iranit për këtë vend janë 0 dollarë. sekretari Pompeo tha se qeveria e Donald Trump do të refuzojë kategorikisht shkëputjen e mbështetjes së Amerikës për koalicionin saudit. Sekretari amerikan gjithashtu akuzoi GJND se ka shkelur ligjet e Amerikës dhe tha se ata persona të cilët kanë ngritur akuzë kundër personelit amerikan në GJND do të përballen me kufizime në dhënien e vizave dhe futjes së tyre në Amerikë. Çdokush që ngre padi kundër personelit apo shtetasve amerikanë mbi çështje në Afganistan, do të ndalohet të futet në Amerikë. Nëse me të vërtetë jeni të shqetësuar për popullit jemenas, duhet të mbështesni koalicionin saudit që përpiqet për ta shpëtuar Jemenin nga vartësit e Republikës Islamike të Iranit, tha në fjalën e tij Mike Pompeo.

Tags

Komente