Mar 18, 2019 09:50 Europe/Tirane
  • ISIS në prag të themelimit të kryeqytetit të ri në Afganistan

Shërbimi federal i Rusisë bëri të ditur lëvizjet e reja të ISIS në veri të Afganistanit dhe përpjekjet e këtij grupi terrorist për krijimin e kryeqytetit të ri në këtë vend.

Shërbimi federal i sigurisë në Rusi (FSB) thekson se ISIS pas disfatës në Siri dhe në Irak, po mundohet të krijojë një kryeqytet të ri në veri të Afganistanit. Kjo qendër nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën e transferimit të pjesëtarëve të ISIS në Afganistan dhe se kreu i këtij grupi Abu Bekr Bagdadi ka mundur të arratiset apo jo. Andrei Navikav kreu i qendrës anti-terroriste të organizatës Hamsud në një konferencë për shtyp ka thënë se pjesëtarët e ISIS janë duke u larguar nga Iraku dhe Siria për të krijuar një bazë në Afganistan.

Tags

Komente