Mar 19, 2019 09:21 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Marrëdhëniet mes Iranit, Sirisë dhe Irakut janë shumë të forta

Presidenti i Sirisë në takimin me delegacionet ushtarake të Iranit dhe Irak në Damask deklaroi se marrëdhënieve mes Iranit, Sirisë dhe Irakut janë shumë të forta dhe ato janë forcuar edhe më shumë gjatë periudhës së luftës.

Bashar Asad tha se forcat e armatosura të Sirisë, Iranit dhe Irakut gjatë periudhës së luftës dhe përballjes me terrorizmin kanë bërë  sakrificë tepër të madhe. Presidenti i Sirisë shtoi se damasku është krenar për marrëdhëniet e mira që ka me Iranin dhe Irakun. Në këtë takim gjeneral Muhamed Bagheri shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, tha se terrorizmi është një rrezik serioz për rajonin dhe shtoi se lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e Sirisë, është mbrojtje e Iranit dhe e Irakut. Osman Ganemi shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut nga ana e tij tha se forcat irakiane në bashkëpunim dhe duke u koordinuar me forcat siriane do të vazhdojnë luftën e tyre kundër terrorizmit në kufijtë e përbashkët. Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosua të Iranit ditën e dielë ka shkuar në Siri për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Iranit, Sirisë dhe Irakut ku temë kryesore ishte lufta kundër terrorizmit.

Tags

Komente