Mar 19, 2019 19:24 Europe/Tirane
  • Forcat e sigurisë libaneze arrestojnë një person të akuzuar për spiunazh për Izraelin

Forcat e inteligjencës libaneze kanë arrestuar një shtetas libanez-kanadez me akuza për spiunimin në favor të agjencisë së spiunazhit të Izraelit Mossad dhe për bashkëpunimin me autoritetet e regjimit izraelit, përmes mbledhjes së informacioneve rreth lëvizjes së rezistencës Hezbollah dhe pilotit të humbur izraelit Ron Arad.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Libanit njoftoi në një deklaratë të martën se i dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet e tij si F.G., pranoi gjatë marrjes në pyetje se ai ishte rekrutuar nga spiuni i arratisur libanez N.G. në vitin 2013. F.G. gjithashtu rrëfeu se ai ishte caktuar për të rekrutuar qytetarë libanezë për të infiltruar zonën e mbështetjes së Hezbollahut dhe për të mbledhur informacione për Izraelin.

 

Tags

Komente