Mar 21, 2019 10:37 Europe/Tirane
  • Krimet e sauditëve ndaj të burgosurve politikë

Senatorët amerikanë me anë të një letre dërguar mbretit të Arabisë Saudite prej tij kanë kërkuar tu japë fund shkeljes së të drejtave të të burgosurve politikë.

Gjendja e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite është e atillë saqë ky vend është futur në listën e zezë të vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe një vend me një shtet totalitar dhe të dhunshëm. Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi se ka mbi 5,400 të burgosur të sigurisë në vend. Arabia Saudite është një nga vendet më të këqija sa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut. Thelbi i sistemit politik saudit është autoritarizmi totalitar. Në një sistem të tillë, gjithçka është nën kontrollin e qeverisë, të drejtat e individëve, veçanërisht në arenën politike, nuk kanë kuptim, kritikat të rezultojnë me dënime të rënda dhe burgjet janë të mbushur me të burgosur të sigurisë. Ndërkohë, dy ministri saudite kanë rrëfyer ekzistencën e të burgosurve të sigurisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite raportoi se ekzistojnë mbi 5,400 të burgosur të sigurisë dhe sipas Ministrisë së Brendshme të këtij vendi, në më pak se një muaj janë arrestuar 65 persona të akuzuar për shkelje të sigurisë, 46 prej të cilëve janë shtetas sauditë. Përveç faktit se sistemi politik është një faktor në sigurinë e Arabinë Saudite, qeverisja fisnore është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në formësimin e kësaj situate.  Familja Al Saud mban pushtetin në Arabinë Saudite. Në këtë kontekst, kjo familje përballet me një reagim të dhunshëm dhe princat sauditë të kritikojnë kushtet dhe politikat aktuale të sundimtarëve sauditë, përballen me rreziqet e gjyqësorit dhe sigurinë e qeverisë. Roli i mësimeve vehabiste kontribuon gjithashtu në brutalitetin e strukturës së pushtetit të Arabisë Saudite dhe është një faktor tjetër që kontribuon në sigurinë e fenomeneve shoqërore dhe në rritjen e numrit të të burgosurve të sigurisë në Arabinë Saudite. Fuqitë e huaja, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë një vështrim normativ për Arabinë Saudite, por thjesht e shikojnë si vegël materialiste këtë vend arab. Ky vështrim është veçanërisht i përhapur në politikat dhe qëndrimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Interesat e këtyre fuqive, sidomos në tre fusha, atë të naftës, armëve dhe mbështetjes për Izraelin, i bëjnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe normat e zakonshme humanitare të papërmbajtura për Arabinë Saudite dhe sakrifikojnë përfitimet materiale. Humbësit kryesorë të kësaj situate janë shtetasit sauditë, sepse me heshtjen e fuqive perëndimore dhe sistemit global, dhuna ndaj tyre është rritur dhe Arabia Saudite po bëhet burg për qytetarët e saj. Ndonëse shkeljet e sigurisë përfshijnë të gjithë qytetarët sauditë, por ndjenja sektare e Al Saudit ka bërë që shiitët e këtij vendi të përballen me më shumë dhunë në krahasim me çdo  komunitet tjetër. Pika përfundimtare është se përplasja me qytetarët sauditë në aspektin e sigurisë nuk ka as edhe një kornizë ligjore dhe qytetarët sauditë arrestohen pa gjyq, madje edhe sipas raportit të Human Rights Watch, ata mbahen në burgjet e Arabisë Saudite për më shumë se 10 vjet pa aktgjykim.

Tags

Komente