Mar 21, 2019 20:25 Europe/Tirane
  • Novruz i përgjakur në Afganistan

Festimet për ditën e Novruzit në Afganistan u përgjakën nga sulmet e terroristëve të ISIS. Sipas autoriteteve të paktën gjashtë veta mbetën të vrarë dhe 21 të tjerë u plagosën.

Duhet të ishte një ditë festive për të kremtuar vitin e ri persian, për komunitetin shi'it të Afganistanit, por e enjtja u përgjak nga sulmet e njëkohshme që tronditën kryeqytetin, Kabul. Grupi terrorist takfiristë ISIS mori përgjegjësinë për sulmet. Ato ndodhën gjatë ditës së Novruzit, një festë e lashtë persiane që shënon fillimin e pranverës. Autoritetet afgane thanë se të paktën gjashtë veta mbetën të vrarë nga sulmi dhe 21 të tjerë u plagosën. Shefi i Shërbimit të Emergjencës së Kabulit, Muhammad Asim, tha se mes të plagosurve ka edhe dy fëmijë. Grupi terrorist ISIS tha përmes një mesazhi se “ushtarët e kalifatit” shpërthyen tre eksplozivë afër memorialit shi'it Kart-e Sakhi e sipas tyre gjatë sulmit kanë humbur jetën 50 veta.

 

Tags

Komente