Mar 22, 2019 08:31 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon Gazën

Avionët luftarakë të regjimit sionist dje kanë sulmuar rripin e gazës duke plagosur 7 palestinezë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Safa sipas të cilës sulmi u krye në lindje të provincës Rafah në jug të rripit të Gazës. Gjithashtu ushtria e regjimit sionist me anë të një deklarate ka konfirmuar këtë sulm ku ka pretenduar se objektiv i sulmeve ishte një bazë e rezistencës islamike palestineze Hamas. Një ditë më parë forcat sioniste kanë kryer të tjera sulme në zona të ndryshme të rripit të gazës. Vlen të theksohet se kohët e fundit janë shtuar shumë sulmet e sionistëve ndaj rripit të gazës që sipas shumë analistëve kjo kryhet nga Beniamin Netanjahu për të thithur votat e kolonëve sionistë.

Tags

Komente