Mar 22, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Siria: Amerika është kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke dënuar deklaratat e presidentit të Amerikës në lidhje me lartësitë e Golanit të pushtuar, deklaroi se Amerika me politikat hegjemoniste dhe arrogante, është faktori kryesor për krijimin e tensioneve dhe kërcënimeve për paqen dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Presidenti i Amerikës të enjten në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Tani ka ardhur koha që pas 52 viteve, Uashingtoni në mënyrë të plotë të njohë sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit të pushtuar”.  

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të premten me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Deklaratat e Donald Trump edhe një herë kanë treguar qartë anshmërinë verbale të Amerikës ndaj regjimit pushtues sionist”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë vuri në dukje se vendimi i Trump është shkelje e hapur e rezolutës 497 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe shtoi: “Amerika ka po përqesh legjitimitetin ndërkombëtar dhe po shkel rezolutat e institucioneve më të larta ndërkombëtare”.

Vlen të theksohet se rezoluta 497 e Këshillit të Sigurisë së OKB është miratuar me shumicë votave të anëtarëve të këtij organi të OKB duke përfshirë edhe votën pro të Amerikës në vitin 1981. Kjo rezolutë hedh poshtë vendimin e regjimin sionist dhe veprimet refuzon në mënyrë të prerë veprimet e Tel Avivit në lidhje me Golanin dhe i shpallë të pavlefshme përpjekjet e regjimit sionist për aneksimin e lartësive të Golanit në territoret e pushtuara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë duke thënë se Golani i pushtuar është një rajon arabe dhe i përket Sirisë dhe kështu do të mbetet, edhe njëherë ka theksuar: “Populli i Sirisë me vullnet dhe vendosmëri të palëkundur po bënë përpjekje të çlirojë këtë pjesë të territorit të Sirisë që është pushtuar nga regjimit sionist”.

Tags

Komente