Mar 22, 2019 17:01 Europe/Tirane
  • “New York Times”: Këshilltari i Bin Selman ka marrë ndihmë nga kompanitë e spiunazhit izraelit

Gazeta amerikane “New York Times” në një raport të saj ka deklaruar se ish-këshilltari i princit të kurorës së Arabisë Saudite ka marrë ndihmë nga një kompani spiunazhi të regjimit sionist për të spiunuar në disa shtete evropiane dhe aziatike.

Sipas investigimeve të gazetës amerikane “New York Times”, kompania izraelite NSO me seli në Palestinës e pushtuar, i ka transferuar metodat e reja të spiunazhit nëpërmjet një hakërri ndërlidhës për Saud Al-Kahtani, ish-këshilltari i princit të kurorës së Arabisë Saudite.  

Sipas “New York Times”, Al-Kahtani duke shfrytëzuar këto metoda, ka forcuar mjetet e tij të spiunazhit në Turqi, Katar, Francë dhe Anglisë. “New York Times” duke konfirmuar vërtetësinë e këtyre investigimeve, ka shkruar: “Burim dhe referencës i këtyre investigimeve janë fjalët e publikuara nga ish-hakerat e disa kompanive të spiunazhit”.

Në vazhdim të këtij raporti thuhet: “Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu duke themeluar një kompani spiunazhi me emrin “Dark Matter” dhe duke punësuar ish-agjentët e shërbimeve inteligjente të Amerikës (CIA), po përgjojnë lidhjet telefonike të Katarit”.

Saud Al-Kahtani pas zbulimit të rolit të Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, në urdhërimin e vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetarit të Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë, është shkarkuar nga detyra, mirëpo disa burime të informuara kanë thënë se Al-Kahtani akoma është duke vazhduar veprimtarinë e mëparshëm të tij duke përfshirë edhe konsultimet për Muhamed bin Selman dhe përpjekjet për të shtypur aktivistët e shoqërisë civile dhe aktivistët medial në Arabinë Saudite.

Tags

Komente