Mar 22, 2019 17:13 Europe/Tirane
  • 207 persona humbin jetën si pasojë e mbytjes së një varke në lumin Tigër në Irak

Autoritetet provinciale në provincës Ninva të Irakut sot kanë deklaruar se deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 89 personave të mbytur nga mbytja e një varke turistike në lumin Tigër ndërsa 118 persona akoma konsiderohen të zhdukur.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ahmed Al-Xhaburi, kryetari i provincës Ninva të Irakut, ka thënë: “Varka e mbytur në lumin Tigër transportonte 287 persona që shumica e tyre ishin fëmijë dhe gra”.

Sipas këtij raporti, varka kishte kapacitet për të transportuar vetëm 50 persona dhe për arsye të peshës së tepërt, është përmbysur dhe mbytur.

Ahmed Al-Xhaburi ka thënë se kamerat e vendosura në ishullin turistik tregojnë se kjo varkë transportonte 103 gra dhe 98 fëmijë dhe 86 burra. Kjo varkë turistike është mbytur në rajonin Al-Ghabat në lumin Tigër në afërsi të Mosulit.

Kryeministri i Irakut si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka shpallur tre ditë zi publike.

Tags

Komente