Mar 22, 2019 20:14 Europe/Tirane
  • Presidenti libanez i thotë Pompeos se Hezbollahu ka mbështetje popullore

Presidenti libanez Mishel Aun i tha sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo se lëvizja libaneze e rezistencës, Hezbollah, ka një mbështetje popullore në vend.

"Ruajtja e unitetit kombëtar dhe paqes civile është një përparësi për ne", tha Aun për Pompeon. Pompeo u takua të premten me Aun në pallatin presidencial në Baabda, në lindje të kryeqytetit Bejrut. Diplomati më i lartë amerikan pohoi se presioni i tij ndaj Iranit dhe Hezbollahut po funksiononte dhe i kërkoi Libanit të qëndronte kundër lëvizjes së rezistencës, Hezbollah, të cilën ai e akuzoi për "terror dhe kërcënime". Ndërsa ministri i Jashtëm libanez Gebran Bassil tha se ai zhvilloi "bisedime konstruktive dhe pozitive" me Pompeon, por shtoi se ata kishin dallime perspektive lidhur me Hezbollahun. "Hezbollahu është një parti libaneze, jo një grup terrorist dhe gëzon një bazë të gjerë popullore", tha ai. "Ne nuk duam që lidhjet tona me Amerikën të preken dhe ne duam të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet, përfshirë çështjen me Hezbollahun," tha ministri i Jashtëm libanez.

 

Tags

Komente