Mar 23, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Damasku: Nuk njohim kufij në përpjekjet për rimarrjen e lartësive Golan

Zv/ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë se Damasku nuk njeh kufij në përpjekjet e tij për të rimarrë lartësitë e Golanit.

Fejsal Meghdad zv/ministër i jashtëm i Sirisë në një intervistë për agjencinë Mejadin të larjeve tha se damasku po shqyrton të gjitha mundësitë për rimarrjen e lartësive Golan dhe shtoi se Donald Trump është mbështetës i sionistëve despotikë dhe i terrorizmit në rajon dhe qeveira amerikane nuk merr parasysh rezolutat e ndryshme të OKB për çështjen e lartësive Golan. Siria, e cila deklaroi muajin e kaluar se ishte gati të shkonte në një luftë tjetër me Izraelin për Golanin, në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e saj e Jashtme të premten, dënoi vendimin e Trump. "Pozicioni amerikan ndaj lartësive të pushtuara të Sirisë në Golan pasqyron qartë përçmimin e Shteteve të Bashkuara për ligjin ndërkombëtar dhe shkeljen flagrante të së drejtës ndërkombëtare," thuhet në deklaratë e MPJ të Sirisë. "Deklaratat e papërgjegjshme të presidentit amerikan, edhe një herë treguan mbështetjen e verbër dhe të pafundme të SHBA për regjimin okupues izraelit dhe aktet e tij armiqësore", shton deklarata e Damaskut.

 

 

Tags

Komente