Mar 23, 2019 08:09 Europe/Tirane
  • Golani pjesë e pandarë e Sirisë

Donald Trump me anë të një mesazhi në Twitter pretendoi se sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë Golan. Këtë mesazh, kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu e ka quajtur  veprim të guximshëm. Megjithatë lartësitë Golan është territor i pandarë i Sirisë.

Në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967, regjimi i Izraelit pushtoi lartësitë e Golanit. Izraeli ka luftuar gjatë 52 viteve të fundit për të aneksuar Golanin në territoret e pushtuara, por jo vetëm Siria por edhe bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk i kanë njohur pretendimet e sovranitetit të Izraelit mbi këtë zonë. Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është një instrument i detyrueshëm ndërkombëtar që hedh poshtë sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit. Në përputhje me këtë rezolutë, sundimi mbi zonat përmes luftës është përjashtuar dhe Izraeli e ka okupuar Golanin nëpërmjet luftës. Richard Haas, kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa kundërshtoi veprimin e Trump për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi rajonin Golan, këtë verim e konsideroi si një shkelje të paqes në Lindjen e Mesme dhe theksoi se parimi më i rëndësishëm i rendit ndërkombëtar është mos aneksimi i territoreve me luftë, parim ky që është shkelur nga presidenti amerikan. " Këto vendime të presidentit amerikan për Netanjahun ofrojnë një mundësi për të shtuar veprimet ekspansioniste dhe agresive. Izraeli, në tetor 2018, zhvilloi zgjedhje lokale në territorin e pushtuar Golan, në mënyrë që të formalizonte sovranitetin e vit mbi rajonin Golan, e cila u mirëprit nga një numër i vogël i banorëve të Golanit. Në dy letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe kreut të Këshillit të Sigurimit, ministria e jashtme e Sirisë deklaroi kundërshtimin e saj ndaj veprimit izraelit dhe thotë: "Golani është një pjesë integrale e territorit sirian dhe së shpejti Siria do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për rimarrjen e këtij territori dhe se Siria do ta bëjë këtë. " Trump dhe Netanjahu gjithashtu kanë synime ambicioze për fushatë elektorale. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Izraelit do të mbahen më 9 prill dhe Trump do të ndihmojë Netanjahun të fitojë zgjedhjet me këtë veprim. Trump, nga ana tjetër, po përpiqet të sigurojë mbështetjen e lobit hebre për zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2020, ndërsa tani ai po përballet me shumë presione të brendshme. Pika përfundimtare është se vendimet e paligjshme të Trump-it, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Golanin, u kundërshtuan nga shumë vende të tjera. Bashkimi Evropian, Rusia, Turqia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Liga Arabe dhe Republika Islamike e Iranit kanë shprehur gjithashtu kundërshtimin e tyre për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi lartësitë e Golanit. Mungesa e logjikës dhe paragjykimit të qeverisë së Trump ndaj Izraelit mund të krijojë konflikte të mëtejshme në Lindjen e Mesme, pasi njohja e Kodsit si kryeqyteti i ri i Izraelit dhe transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods çoi në shfaqjen e protestave për të drejtën e kthimit ku rreth 27,000 palestinezë janë vrarë dhe plagosur deri më tani.

 


 

Tags

Komente