Mar 24, 2019 20:16 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vret 10 terroristë në veriperëndim të Sirisë

Ushtria siriane të dielën ka vazhduar operacionet ushtarake kundër grupeve terroriste në Idlib dhe Hama veriore, në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të marrëveshjes së zonës së reduktimit të tensioneve, duke u shkaktuar terroristëve humbje të mëdha në personel dhe pajisje ushtarake.

Njësitë e Ushtrisë siriane shkatërruan vendstrehimet e terroristëve të Xhabhat al-Nusra, dhe vranë dhjetë prej tyre në afërsi të rajonit Gergnaz në jug të Idlibit dhe shkatërruan armët e tyre, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA. Në veri të provincës Hama, njësitë e ushtrisë kryen një operacion të gjerë kundër lëvizjeve të terroristëve të al-Nusras në fshatin al-Karkat, duke eliminuar një numër terroristësh dhe duke shkatërruar armët dhe pajisjet e tyre. Nga ana tjetër, shpërthimi i një mine në Deir ez-Zor, në Sirinë lindore, mori jetën jetën e 4 civilëve sirianë dhe plagosi 36 të tjerë. Ndërkohë më parë, Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkojë përpjekjet në detyrën urgjente të operacioneve të çminimit në Siri.

 

Tags

Komente