Mar 24, 2019 20:18 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase rrëzojnë dronin luftarak amerikan

Në prag të përvjetorit të pestë të agresionit saudit kundër Jemenit, një agresion perfekt steril në terma gjeostrategjikë, forcat jemenase arritën të demonstronin një shfaqje të re të forcës.

Raketat me precizion të lartë "Badr 1-P" goditën rajonin e Al-Xhouf ndërsa mbrojtja ajrore jemenase rrëzoi një dron amerikan që fluturonte mbi kryeqytetin Sana'a. Sistemi mbrojtës anti-ajror i Ushtrisë së Jemenit të premten mbrëma rrëzoi një dron amerikan tip MQ-1 që fluturonte mbi Sana'a në Jemenin e veriut. Dronët spiunë MQ-1, me aftësinë për të gjuajtur raketa, përdoren nga CIA dhe Pentagoni. Analistët ushtarakë thonë se mbrojtja ajrore jemenase ka bërë përparim të vazhdueshëm dhe aftësitë e radarëve të saj po bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke i dhënë koalicionit të agresionit një goditje të rëndë. Në këtë proces, forcat jemenase qëlluan disa raketa me saktësi të lartë në bazën ushtarake Maas në Ma'rib. Më tej në jug, jo larg nga Adeni, kryeqyteti i koalicionit të agresionit, forcat jemenase po vazhdojnë të përparojnë. Një mal strategjik i provincës Ad Dali sapo ka rënë në duart e forcave jemenase pasi mercenarët sauditë u detyruan të tërhiqen. Kjo fitore strategjike lejon lëvizjen Ansarallah të konsolidojë pozicionet e saj jo shumë larg Adenit. Gjithashtu gjatë operacionit pati shumë të vrarë në radhët e mercenarëve të koalicionit agresor saudit.

 

Tags

Komente