Apr 17, 2019 21:03 Europe/Tirane
  • Jemen, përse SHBA-të duan luftën?

Presidenti i SHBA vendosi  veton e dytë të presidencës së tij, duke kundërshtuar rezolutën e Kongresit për t'i dhënë fund angazhimit të SHBA në luftën e regjimit saudit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit kundër popullsisë së Jemenit.

Ndërsa është e vërtetë që votimi i kongresit duhet të kuptohet si një jehonë e betejave midis klaneve politike amerikane, është po ashtu e vërtetë se vetoja e Trump e ka vendosur Amerikën përballë luftëtarëve të Jemenit, duke e bërë Amerikën një nga aktorët kryesorë të krimeve të luftës të kryera në Jemen. "Kjo rezolutë është një përpjekje e panevojshme dhe e rrezikshme për të dobësuar fuqitë kushtetuese, duke rrezikuar jetën e qytetarëve amerikanë dhe ushtarëve të guximshëm, sot dhe në të ardhmen", tha Trump para se të pretendonte: "Nuk ka ushtri amerikane në Jemen që komandon, merr pjesë ose shoqëron forcat ushtarake të koalicionit saudit kundër Huthit në Jemen". Kreu i Shtëpisë së Bardhë pohon se ka disa arsye për kokëfortësinë e tij në mbështetjen e koalicioni saudit nga SHBA: Mbrojtja e sigurisë së më shumë se 80,000 amerikanëve që jetojnë në vendet që janë pjesë e koalicionit saudit dhe që do të ishin sipas Trump objektiv i luftëtarëve të Ansrallah, "përmes raketave, dronëve dhe anijeve shpërthyese të siguruara nga Irani që sipas presidentit amerikan është një mënyrë pak e kushtueshme për të sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe aleatin e saj saudit ". Por a është bindës preteksti Trump për zgjatjen e genocidit në Jemen? Në të vërtetë, analistët politikë janë kryesisht të mendimit se SHBA abuzon vazhdimisht me një "ndërhyrje të iranianëve" në Jemen dhe që manifestohet në të gjitha këto fragmente: trafiku raketor iranian në Jemen është i pamundur në kushtet kur ky vend përballet me një agresion të plotë dhe me një bllokadë totale për 5 vjet. Ajo që shqetëson amerikanët është Kina dhe prania e saj e fortë dhe në rritje në Xhibutin fqinjë. Për Amerikën e Trumpit, veriu strategjik i Jemenit, dhe sidomos porti i Hudejdes, nëse bie në kontrollin saudit-izraelit-amerikan, mund të shërbejë si një pengesë për "ekspansionin kinez". Amerikanët po drejtojnë në detaje të hollësishme operacionet e koalicionit nga një bazë e Emirateve në Eritre. Dhe pastaj është tregu fitimprurës i armëve për të cilin Trump nuk do të heqë dorë me asnjë çmim ". Megjithëse Shtetet e Bashkuara mohuan se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në luftën kundër Jemenit, dronët amerikanë MQ-9 Reaper - një dron zbulimi me aftësi të gjuajtjes dhe vrasjes – fluturon çdo ditë mbi pozicionet e forcave të Jemenit. Në tetor 2017, rrëzimi i një avioni nga ana e luftëtarëve të Ansarullahut dëshmoi se Shtetet e Bashkuara përdorin dronët e tyre për të mbledhur informacionin e vënë në dispozicion të sauditëve, por edhe faktin se arsenali i tyre i sofistikuar nuk është i mjaftueshëm për të siguruar fitoren e trupave saudite.

 

Tags

Komente