Apr 18, 2019 20:44 Europe/Tirane
  • Ansarullah paralajmëron SHBA-të

Lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah, kritikoi ashpër veton e presidentit amerikan Donald Trump ndaj një rezolute të Kongresit që e urdhëroi atë të ndalojë mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite kundër Jemenit, duke e përshkruar këtë veprim si dëshmi se Uashingtoni ishte prapa konfliktit në Jemen.

Vetoja "dëshmon se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që janë të përfshira në konfliktin në Jemen, por janë gjithashtu iniciator i vendimit për të filluar këtë luftë", tha zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, Mohammed Abdessalam. "Të tjerët e pranuan këtë vendim dhe ekzekutuan dëshirat dhe ambiciet e Shteteve të Bashkuara," shtoi Abdessalam, duke iu referuar Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj të përfshirë në agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ai gjithashtu fajësoi Shtetet e Bashkuara për "masakrat, krimet dhe rrethimin e padrejtë të Jemenit".

 

Tags

Komente