Apr 22, 2019 21:03 Europe/Tirane
  • Hezbollah: SHBA do të humbasin përballë Iranit dhe Venezuelës

Në një fjalim televiziv të hënën (22 prill) nga rajoni Beer Hassan në Bejrut, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrullah, aludoi në vendimin e SHBA-së për të mos rinovuar përjashtimet nga sanksionet për klientët e naftës iraniane.

"Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të ndëshkojnë Iranin, Venezuelën dhe Sirinë, për të marrë me sanksione, atë që nuk e kanë arritur përmes forcës ushtarake. Ne po dëshmojmë sot një version të ri të arrogancës, armiqësisë dhe veprimeve të paligjshme të Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të mëdha", deklaroi Nasrullah. Sipas Fars News, Nasrullah u ka bërë thirrje kombeve dhe shteteve anembanë botës që të refuzojnë politika të tilla të zbatuara nga Uashingtoni kundër Iranit apo vendeve të tjera të botës. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, tha se linja e vërtetë politike e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është materializuar në luftën "barbare" kundër Jemenit, në "pushtimin e Bahrejnit" dhe në ndërhyrjen e këtyre dy vendeve në punët e brendshme të Libisë dhe Sudanit. ISIS është produkt i mendimit vehabist dhe një prodhim saudit, shtoi ai. Nasrullah dënoi asjpër shpërthimet vdekjeprurëse në Sri Lanka dhe shtoi se terrorizmi duhet të dënohet, qoftë në Sri Lanka apo Jemen.

 

Tags

Komente