Apr 23, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Ansarullah paralajmëron: Pikat strategjike të Arabisë Saudite dhe EBA në rrezen e raketave të Jemenit

Lëvizja popullore e Jemenit, Ansarullah, e cila mbron vendin kundër agresionit saudit, paralajmëroi se mund të godasë "objektiva strategjike" në Arabinë Saudite dhe aleatin e saj më të afërt rajonal, nëse pushtuesit shkelin një armëpushim të ndërmjetësuar nga OKB.

"Raketat tona janë të afta të arrijnë kryeqytetin saudit Riad", tha Abdul Malik al-Huthi, kreu i Ansarullah, për televizionin al-Masirah të Jemenit. Ai shtoi se "raketat e Jemenit mund të fluturojnë përtej Riadit, në Dubai dhe në kryeqytetin e  Emirateve, Abu Dhabi". "Është e mundur që të vihen në shënjestër objektiva strategjike, jetësore, të ndjeshme dhe me ndikim në rast të ndonjë përshkallëzimi në el-Hudaidah", paralajmëroi udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah. "Ne jemi në gjendje të trondisim fuqishëm ekonominë e Emirateve," paralajmëroi më tutje al-Huthi. Shtatorin e kaluar, ushtria e Jemenit dhe aleatët e saj organizuan një sulm me dronë në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait. Ansarullah gjithashtu prillin e kaluar gjuajti dy raketa balistike në një objekt që i përkiste gjigantit të naftës të Arabisë Saudite, Aramco në Xhizan.

 

Tags

Komente