Apr 24, 2019 15:26 Europe/Tirane
  • Turqia proteston ashpër ndaj sjelljes fëmijërore të Amerikës kundër Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë duke folur për vendosjen e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër industrisë së naftës së Iranit, ka theksuar se politika e ushtrimit të presionit mbi vende të tjera është një politikë e rrezikshme dhe larg pjekurisë diplomatike.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, në konferencën e përbashkët me homologun e tij belg, edhe njëherë deklaroi kundërshtimin e Turqisë me sanksionet e Amerikës kundër industrisë së naftës së Iranit dhe theksoi: "Turqia është kundër çfarëdo lloj sanksionesh të njëanshme kundër vendeve të tjera dhe politika e sanksionimit nuk ka kurrfarë efekti në kuadër të forcimit të stabilitetit".

Ai shtoi: "Turqia mbështet sistemin ndërkombëtar dhe multilateral i cili është krijuar mbi baza ligjore. Ky fakt se një shtete në mënyrë të vetme po sfidon këtë sistem dhe po ushtron presion mbi të tjerë në mënyrë që të ndjekin vendimet e tij, dëmton rëndë sistemin e ligjshëm ndërkombëtar dhe e rrezikon seriozisht atë. Politika e Amerikës është e rrezikshme dhe larg pjekurisë diplomatike".

Vlen të theksohet se Amerika ditën e hënë pretendoi se që nga data 2 maj, më nuk do të amnistojë nga sanksionet asnjë vend që importon naftë nga Irani.

 

Tags

Komente