Sep 10, 2019 23:15 Europe/Tirane
  • Arma kibernetike e Rezistencës

Rezistenca Palestineze kapi këtë të martë në mëngjes një dron izraelit, disa orë pas rrëzimit të një droni të regjimit sionist në qiellin libanez.

Sipas Fars News, Brigada al-Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, njoftoi sot, të martën (10 shtator), se ka neutralizuar një dron të regjimit izraelit. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, Brigadat al-Kasam thanë në deklaratën e tyre se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore të Rripit të Gazës për të kryer një mision special dhe se ishte i pajisur me kamera termike dhe me një dispozitiv të sofistikuar që i lejon atij të përmbushë misionin e tij. "Destinacioni i dronit të armikut dhe qëllimet e armikut u zbuluan dhe operacioni u mposht", shtoi deklarata. Burimet e mediave në Palestinën e okupuar gjithashtu raportuan sot në mëngjes se një dron izraelit ishte rrëzuar nga rezistenca palestineze në Rripin e Gazës. Sipas Jerusalem Post, ushtria e regjimit sionist e konfirmoi lajmin. Për 48 orë, ky është droni i dytë që rrëzohet nga forcat e Rezistencës. Edhe dje, Hezbollahu libanez njoftoi se një dron i regjimit sionist ishte qëlluar në qiellin e Libanit. Siç e thotë edhe Emad Abshenas, një ekspert iranian për çështje ndërkombëtare, të gjithë e dinë se partneri dhe aleati i vetëm i Shteteve të Bashkuara në botë është Izraeli. Dhe në përgjithësi, amerikanët u japin në dispozicion izraelitëve pajisjet e tyre më të sofistikuara. Për më tepër, është njohuri e zakonshme që izraelitët ndonjëherë pretendojnë të jenë aq të përparuar në fushën e teknologjisë sa që ata janë madje edhe përpara amerikanëve dhe ata përmendin për shembull prodhimin e dronëve, pajisjeve elektronike, etj. Në këto kushte, ne zbulojmë se oficerët e Hezbollahut libanez janë në gjendje të përballen me Tel Avivin në një luftë të vërtetë elektronike dhe të marrin kontrollin e dronëve izraelitë për t'i kapur ata pa u gërvishtur shumë. Në të vërtetë, Hezbollahu mund ta kishte shkatërruar këtë dron me një bateri anti-ajrore ose me një raketë, por vendosi ta kapte atë në gjendje të mirë për të treguar se posedon një teknologji dhe një inxhinieri cilësore përtej atyre të izraelitëve , thekson Emad Abshenas, cituar agjencia e lajmeve Sputnik. Dhe eksperti përfundon se në këto kushte, izraelitët do të mendojnë dy herë përpara se të dërgojnë një nga aparatet e tyre fluturuese në qiellin e Libanit.

 

Tags

Komente