Sep 11, 2019 14:03 Europe/Tirane
  • Reagimi i Hamasit ndaj deklaratave të Netanjahut në lidhje me aneksimin e Bregut Perëndimor

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në reagim ndaj premtimeve elektorale të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë në territoret e Izraelit, deklaroi se këto deklarata tregojnë qartë politikat armiqësore të këtij regjimi kundër popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Feozi Barhum, zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), ditën e martë theksoi: "Deklaratat e Netanjahut për aneksimin e kolonive në Bregun Perëndimor, nuk ndryshon kurrfarë të vërtete dhe kurrë nuk do ta ndalin Rezistencën e popullit të Palestinës përball pushtuesve dhe planeve të tyre".

Barhum shtoi: "Drita e gjelbër që i ka dhënë qeveria e Amerikës regjimit sionist dhe nxitimi i disa shteteve të rajonit për normalizimin e marrëdhënieve me armikun si dhe sjelljet e Autoritetit Autonom të Palestinës në Bregun Perëndimor për të shtypur rezistencës dhe insistimi në negociata të kota, janë faktor që inkurajojnë Beniamin Netanjahun për dhënien e premtimeve të tilla".

Vlen të theksohet se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ditën e martë në mënyrë zyrtare ka deklaruar se në rast se do të fitojë në zgjedhjes e ardhshme dhe formimit të qeverisë së re, kolonitë sionist në Bregun Perëndimor dhe një pjesë të rëndësishme të këtij rajoni do të aneksojë në territoret e pushtuar.

 

Tags

Komente