Sep 11, 2019 14:17 Europe/Tirane
  • 36 persona humbin jetën nga grumbullimi i njerëzve në Qerbela

Ministria e Shëndetësisë së Irakut ka deklaruar se si pasojë e grumbullimit të njerëzve gjatë ceremonisë së Ashurasë Husejnite në Qerbela, kanë humbur jetën 36 persona, ndërsa janë lënduar 120 persona të tjerë gjithashtu si pasojë e turmave të dendura në këtë ceremoni.  

Zyra e përfaqësisë së Organizatës Iranian për Haxh dhe Vizitën e Vendeve të Shenjta në Irak ka njoftuar se një vizitor iranian gjatë kësaj ceremonie në Qerbela ka humbur vdekur.

Mohsen Nezafati, drejtor i zyrës përfaqësuese të Organizatës së Iranit për Çështje të Haxhit dhe Vendeve të Shenjta, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vizitori iranian në ngjarjen e ditës së kaluar në Qerbela dhe ka thënë: "Ky person quhet Husejn Khavari dhe është i moshës 30 vjeçare i cili ka vdekur gjatë ngjarjes së ditës së kaluar në Qerbela".  

 

Tags

Komente