Sep 11, 2019 21:07 Europe/Tirane
  • Izraeli: Arabia Saudite është një tigër prej letre

Duke ju referuar operacioneve të dronëve dhe raketave të ushtrisë jemenase kundër pozicioneve të Arabisë Saudite, Qendra Kërkimore për Sigurinë e Brendshme në Izrael tha luftëtarët Huthi kanë treguar se Arabia Saudite është një tigër prej letre.

"Luftëtarët Huthi kanë dëshmuar se Arabia Saudite është një tigër prej letre dhe kjo është arsyeja e konfuzionit të Princit të Kurorës Muhamed bin Salman," njoftoi Qendra Kërkimore për Sigurinë e Brendshme në Izrael. "Vazhdimi i sulmeve me raketa dhe dronë nga luftëtarët e Ansarallah dhe forcat e ushtrisë jemenase është një shenjë e rreziqeve në rritje që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Arabisë Saudite", thuhet në raport.  Kjo Qendër, shprehu shqetësimin për mosmarrëveshjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite mbi Jemenin, duke shtuar se ato mund të rrezikojnë interesat e Izraelit.

 

Tags

Komente