Mar 19, 2019 19:51 Europe/Tirane
  • Urime për ditëlindjen e Imamit të parë të Shi'itëve të Botës

Në natën e përvjetorit të ditëlindjes së Imam Aliut (as), imami i parë i myslimanëve shi'itë të botës, i gjithë Irani Islamik është përfshirë nga atmosfera e festës dhe haresë.

Nesër (e mërkurë)  më 13 Rexheb të vitit 1440 AH, që përkon me 20 mars 2019, është përvjetori i lindjes së bekuar të Imam Aliut (as), imami i parë i shi'itëve të botës. Imam Ali ibn Abi Talibi (as) ka lindur brenda në Qabe në ditën e trembëdhjetë të muajit Rexheb dhe që nga fëmijëria e tij është rritur dhe edukuar nga Profeti i Madh i Islamit, Hazreti Muhamed (s.a.v.s). Ai ishte personi i parë që besoi në Islam, dhe në të gjitha etapat e përhapjes së fesë Islame, ishte përkrahësi kryesor i Profetit të Islamit (s.a.v.s). Në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit, ditëlindja e Imamit të parë të shi'itëve të botës, quhet "Dita e Babait". Njerëzit në mbarë Iranin festojnë përvjetorin e Imam Aliut (as), i cili është në fakt babai i Imamatit. Radiotelevizioni shtetëror i Iranit, uron të gjithë myslimanët dhe liridashësit në botë për përvjetorin e ditëlindjes së bekuar të Imam Aliut (as).

 

Tags

Komente