• Fillojnë manovrat detare të NATO-s në brigjet e Ukrainës

Manovrat detare të NATO-s kanë filluar sot në portin Odisea në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, mediat lokale kanë njoftuar se kanë filluar manovrat disakombëshe nën udhëheqjen e SHBA me emrin “Sea Breeze 2016” në portin Odisea në Ukrainë. Para fillimit të këtyre manovrave ishte mbajtur një ceremoni me praninë e Stefan Pulturak, ministër i mbrojtjes i Ukrainës dhe Jeffery Piyat, ambasador i SHBA në Ukrainë si dhe të disa zyrtarëve ushtarake të NATO-s. Sipas këtij raporti, në këto manovra janë të pranishëm rreth 2300 ushtarë dhe 25 anije nga 13 vende anëtare të NATO-s. Manovrat Sea Breeze 2016 janë një përmbledhje e ushtrimeve ajrore, tokësore dhe detare dhe organizohen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në detin e Zi.

 

Tags

Jul 24, 2016 18:11 Europe/Tirane
Komente