• Numri i viktimave nga përmbytjet në provincën Hebi të Kinës shkon në 114 persona

Numri i viktimave nga stuhia që ndodhi në provincën Hebei të Kinës ka shkuar në 114 persona.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se provincën Hebei në veri të Kinës kanë humbur jetën 114 persona dhe konsiderohen të zhdukur 111 persona të tjerë. Mbi 52 mijë shtëpi janë shembur në Hebei dhe 18 mijë shtëpi të tjera pësuan dëme të mëdha në provincën Henan. Autoritetet lokale kanë njoftuar se 310 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonet e përfshirat nga përmbytjet vetëm në Henan, ndërkohë që janë verifikuar edhe probleme sa i takon furnizimit me energji, telekomunikacionit dhe rrjeteve të transportit. Autoritetet kanë deklaruar se shumë shpejt do të sigurojnë fonde për zonat në fjalë, ku miliona njerëz janë në nevojë. Por banorët kanë fajësuar pushtetin lokal se dështoi t’i paralajmëronte në kohë për rrezikun.

Jul 25, 2016 08:26 Europe/Tirane
Komente