• Organizohet konferenca

Autoritetet e Indisë dhe të Afganistanit po bëjnë përpjekje që deri të nesërmen të miratojnë planin strategjik për luftë kundër terrorizmit në rajon nga vendet pjesëmarrëse në konferencën "Zemra e Azisë" në Indi.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se nesër konferenca "Zemra e Azisë" do të zhvillohet nesër në qytetin Amerstaher të Indisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 40 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Në samitin e gjashtë të vendeve të "Zemrës së Azisë" në Nju Delhi, do të propozohet një plan në bazë të të cilit Irani për thithjen e investimeve, India për ngritjen e potencialeve dhe arsimimit, Kina për riparimin e infrastrukturës dhe Pakistani për luftën kundër grupeve terroriste, do të bashkëpunojnë me Afganistanin. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë ka deklaruar se terrorizmi është formuar në rajon dhe për këtë arsye për të luftuar kundër këtij fenomeni, të gjitha vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Tags

Dec 03, 2016 13:39 Europe/Tirane
Komente