• Rusia e konsideron të drejtë të Iranit përdorimin e sistemit të sofistikuar bërthamor detar

Rusia është e mendimit se Irani ka të drejtë të shfrytëzojë sistemin e sofistikuar bërthamor detar.

Një prej burimeve nga ministria e jashtme e Rusisë ka thënë se vendimi i Iranit për të prodhuar motorë me karburant bërthamor, nuk përbën shkelje të marrëveshjes bërthamore. Hasan Ruhani ditën e martë duke reaguar ndaj neglizhencës dhe shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga ana e qeverisë amerikane, i ka dhënë urdhër kryetarit të AEAI që të zbatojë programin për prodhimin e motorëve me karburant bërthamor për sektorin e transportit detar në bashkëpunim me qendrat hulumtuese dhe shkencore. Irani ka marrë këtë vendim pas miratimit të ligjit për sanksionimin e Iranit edhe për 10 vitet e ardhshme nga ana e Kongresit amerikan. Në kohën e aprovimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e KS të OKB, Irani ka theksuar se rinovimi i sanksioneve apo vendosja e sanksioneve të reja është shkelje e marrëveshjes në fjalë.

Tags

Dec 13, 2016 20:20 Europe/Tirane
Komente