Themeluesi i faqes WikiLeaks në internet ka kritikuar raportin e fundit të CIA-s në lidhje me implikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës dhe e ka quajtur arë një deklaratë mediatike me qëllime të caktuara politike.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Julian Asange të hënën në një konferencë për shtyp, ka theksuar se raporti i CIA-s për implikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale të Amerikës është një deklaratë mediatike me qëllime të caktuara politike dhe nuk paraqet kurrfarë argumenti për të vërtetuar këtë pretendim. Vlen të theksohet se CIA në raportin e saj të fundit ka theksuar se disa persona të lidhur me Moskën pasi kanë hakuar e-mailat e Partisë Demokratike dhe të Xhon Padesta, ish-drejtor i shtabit zgjedhor të Hillari Klinton, kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016, i kanë dërguar ato për faqen internetive WikiLeaks. Asange shtoi se ky nuk është një raport të cilin e paraqet aparati inteligjent dhe në mënyrë të sinqertë duhet thënë se ky raporton sfidon aparatin e inteligjencës së Amerikës. Asange nëpërmjet një video-konference, ka theksuar se në disa pjesë të tekstit vërehet në mënyrë të qartë se ky raport është politik dhe është përgatitur me qëllim që të sulmohet Donald Trump dhe t'i mohohet atij legjitimiteti presidencial. Kjo është në kohën kur Rusia gjithashtu ka mohuar çfarëdo lloj implikimi të saj në sulmet kibernetike dhe ndërhyrje në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës, prandaj pretendimet e Uashingtonit në lidhje me këtë çështje, burojnë vetëm nga iluzione, shtoi ndër të tjera Asange.

Jan 10, 2017 06:49 Europe/Tirane
Komente