Shërbimet informative amerikane kanë paralajmëruar mbi problemet e ardhshme të Donald Trump dhe rrezikun e shtimit të tensioneve ndërkombëtare.

Sipas këtyre shërbimeve me ardhjen e Donald Trump në pushtet do të ulen vlerat ndërkombëtare të demokracisë dhe do të shtohen tensionet ndërkombëtare. Ndërkohë politikanët gjermanë kanë ngritur shqetësimet për mijëra trupa dhe pajisje të NATO-s që së bashku me qindra tanke janë duke u transportuar në drejtim të Polonisë në kufi me Rusinë, në atë që quhet nga Uashingtoni si “mbrojtje kundër agresionit rus”. Me të tilla veprime marrëdhëniet me Moskën mund të përkeqësohen edhe më tej. Uashingtoni thotë se ngarkesa me pajisje ushtarake amerikane që ka zbarkuar së fundi në portin verior gjerman të Bremerhaven ka për qëllim që të rrisë angazhimin e saj në mbrojtje të aleatëve kundër një kërcënimi të perceptuar rus dhe për të siguruar se Evropa mbetet e “gjitha e lirë, e begatë dhe në paqe”. Qindra tanke amerikane, kamionë, dhe pajisje të tjera ushtarake janë nisur drejt Polonisë dhe konsiderohet si dërgesa më e madhe e armëve që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ngarkesa mbërriti në portin gjerman dhe po transferohet në drejtim të Evropës Lindore. Gjatë ditëve të fundit, rreth 2 800 pajisje ushtarake dhe 4000 trupa kanë mbërritur në portin e Bremerhaven. Forcat do të shkojnë në Poloni ku edhe do të zhvillohet stërvitja në fund të muajit.

 

 

Jan 10, 2017 09:01 Europe/Tirane
Komente