Parlamenti i Turqisë ka aprovuar nisjen e shqyrtimit për kryerjen e ndryshimeve në kushtetutë me anë të të cilave shtohen kompetencat ekzekutive të presidentit.

Parlamenti i Turqisë me 338 vota pro, aprovoi nisjen e punës për ndryshimet kushtetuese. Me këto ndryshime, sistemi politik në Turqi do të kthehet në një sistem presidencial ku kompetencat do t’i transferohen presidentit Rexhep Taip Erdogan. Nuredin Kankali zv/kryeministër i Turqisë ka thënë se parlamenti turk të hënën do të nisë bisedimet për ndryshimet e propozuara në kushtetutë dhe brenda 18-20 ditëve të ardhme do të japë mendimin përfundimtar. Erdogan prej kohësh synon zbatimin e sistemit shtetëror sipas shembullit amerikan apo francez presidencial në Turqi. Ndërkohë kundërshtarët e Erdogan thonë se ai me këto ndryshime synon të shtojë politikat autokratike.

 

Jan 10, 2017 10:09 Europe/Tirane
Komente