• Putin nuk ka plane për të marrë pjesë në konferencën e Mynihut

Zëdhënësi i presidentit rus deklaroi sot se Vladimir Putin ende nuk ka plane për të marrë pjesë në konferencën vjetore të sigurisë në Mynih.

Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit, tha se Putin nuk ka programuar pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që organizohet në Mynih në muajin Shkurt. Konferenca e sigurisë në Mynih organizohet një herë në vit dhe në të marrin pjesë presidentë, kryetarë qeverish, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë të fuqishëm të cështjeve politike e të sigurisë. Para 10 vitesh, Vladimir Putin mori pjesë në këtë konferencë ku prezantoi raportin me temë “Roli i Rusisë në arenën politike ndërkombëtare”. Ky raport u bë shumë i famshëm për shkak se presidenti rus theksoi mbi rëndësinë e një rendi botëror multipolar dhe kërkoi eliminimin e standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare.

 

Jan 11, 2017 18:07 Europe/Tirane
Komente