• Britania merr komandën e Forcës europiane të reagimit të shpejtë

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë deklaroi se vendi i tij ka marrë komandën e forcave të përbashkëta të reagimit të shpejtë të NATO-s.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, Michael Fallon, ministër i Mbrojtjes i Britanisë deklaroi se Britania duke marrë komandën e forcave të përbashkëta të reagimit të shpejtë të NATO-s, i përcjell botës mesazhin se ky vend mbetet i angazhuar në kuadër të NATO-s dhe do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të kësaj aleance në nivel ndërkombëtar. “Aktualisht, 3 mijë trupa angleze janë të gatshme që brenda disa ditëve të dislokohen në rajone të ndryshme të botës”-deklaroi Fallon. Më parë, komandën e forcave të përbashkëta të reagimit të shpejtë të NATO-s e kishte Spanja.

 

Jan 11, 2017 19:22 Europe/Tirane
Komente