• Politikat e Trump, rrezik për interesat e Amerikës Latine

Presidenti i Kubës ka thënë se programi i qeverisë së re amerikane të kryesuar nga Donald Trump është në dëm dhe vë në rrezik interesat e vendeve të Amerikës Latine.

Raul Kastro, në një fjalim të tij të mbajtur në takimin e krerëve të vendeve anëtare të unionit të vendeve të Amerikës latine dhe Karaibeve, takim që u mbajt në republikën Dominikane ka thënë:  Qeveria e re Amerikës duhet të ketë sjellje respektuese ndaj rajonit mirëpo planet e deklaruara nga presidenti i ri amerikan, janë faktor shqetësues pasi vënë në rrezik interesat e vendeve të Amerikës latine sidomos në tregti, punësim, emigracion dhe ambientin. Kastro tha se Kuba është e vendosur të vazhdojë dialogun me qeverinë e re amerikane për zgjidhjen e problemeve kryesore në marrëdhëniet dypalëshe, por shtoi se kjo duhet bërë duke respektuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kubës dhe në kuadër të interesave dypalëshe. 33 krerë të vendeve të Amerikës latine dhe Karaibeve janë mbledhur në Republikën Dominikane. Për herë të parë një takim i tillë është organizuar në vitin 2013 në Kili. Pas urdhrit të Trump për nisjen e punës për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën, presidenti amerikan ka marrë kritika të shumta dhe vendet e Amerikës Latine kanë shprehur shqetësime të shumta.

Tags

Jan 26, 2017 11:34 Europe/Tirane
Komente