• Protesta anti-Trump përball Shtëpisë së Bardhë

Qindra ambientalistë dhe aktivistë të mbrojtjes së klimës dhe ambientit u tubuan përballë Shtëpisë së Bardhë ku protestuan kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump rregulloret e ish-presidentit Obama për mbrojtjen e klimës dhe ambientit.

Protestuesit e akuzuan presidentin Trump se ka anuluar çdo angazhim të SHBA në luftën kundër ngrohjes globale. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike. Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile. Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë. Përpara se të nënshkruante urdhrin, numri një i Uashingtonit tha se ai do t’i jepte fund luftës për qymyrin dhe rregullave që vrisnin vendet e punës.

Mar 29, 2017 08:30 Europe/Tirane
Komente