• Po rritet numri i personave që vuajnë nga uria

Numri i personave që vuajnë nga uria është duke u rritur si shkak i kombinimit të konflikteve dhe ndryshimeve klimatike, ka thënë, shefi i Agjencisë së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi, Graziano da Silva.

“Rezultatet preliminare për këtë vit tregojnë se numri i personave që përballen me kequshqyerje, ka filluar të rritet prapë” ka thënë shefi i kësaj organizate. Ai nuk e ka përmendur ndonjë shifër të saktë, duke njoftuar se raporti do të publikohet në shtator. “Fatkeqësisht ky nuk është lajm i mirë”, ka shtuar Graziano da Silva, gjatë një konference në Romë. Numri i personave që nuk kanë mjaftueshëm ushqim ka rënë në 795 milionë gjatë periudhës 2014-16 në krahasim më periudhën e viteve 1990-1992. Graziano da Silva ka thënë se rritja e numrit të personave që përballen me këtë problem ka ardhur si pasojë e thatësisë dhe konflikteve në Sudanin Jugor, Nigeri, Somali dhe Jemen. “Rreth 60 për qind e personave që vuajnë nga uria, jetojnë në zonat e konflikteve dhe ndryshimeve klimatike”, ka shtuar Silva.

Jul 03, 2017 18:05 Europe/Tirane
Komente