• Dështime të rënda të Donald Trump

Senati amerikan votoi kundër projektligjit të prezantuar nga republikanët, për shfuqizimin e pjesës më të madhe të asaj që njihet si 'Obamacare', pa garantuar zëvendësimin e saj me një tjetër. 45 senatorë ishin pro, ndërsa 55 votuan kundër propozimit, mes të cilëve, edhe 7 republikanë.

Gjithnjë e më shumë republikanët janë të shqetësuar se shfuqizimi i ligjit të deritanishëm, pa e zëvendësuar atë, do të bënte që shumë amerikanë të humbisnin sigurimet shëndetësore, prandaj kjo qasje duket se nuk ka mbështetje të mjaftueshme në Senat. Të martën, ligjvënësit hodhën poshtë një variant të hartuar nga udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell. Varianti në fjalë parashikonte dhënien fund të masave për zgjerimin e programit Medicaid, që garanton sigurimin shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulta. Ndwrkaq, nga ana tjetwr, Presidenti i ShBA, Donald Trump, duket se po shkon drejt shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, teksa ka deklaruar se ky i fundit është treguar mjaft i dobët në detyrën e tij. Lideri i Uashingtonit ka shprehur pakënaqësi në lidhje me disa cështje përfshirë distancimin e ‘numrit një’ të akuzës nga hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje. Gjithashtu, sipas Trump, Sessions nuk ka treguar vullnetin e duhur për të vijuar procesin e ngritur për ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton sa i përket skandalit të emaileve. Lideri i Uashingtonit ka deklaruar se Kryeprokurori nuk ka hetuar edhe disa rrjedhje të informacioneve të klasifikuara në rangjet më të larta të zyrtarëve amerikanë. Megjithatë, i pyetur se cdo të ndodhë në të ardhmen, Trump tha se koha do tregojë gjithçka. “Nëse ai kishte planifikuar që t’a distanconte veten nga disa cështje, duhet të ma kishte thënë përpara se të merrte detyrën dhe unë thjesht do zgjidhja dikë tjetër. Unë dua që Prokurori i Përgjithshëm të jetë më i ashpër me rrjedhjet e informacionit në agjensitë inteligjente pasi ato kanë qënë në një nivel të lartë. Ju a thashë edhe më parë se jam i zhgënjyer me Prokurorin e Përgjithshëm, por do të shohin se cfarë do të ndodhë. Koha do ta tregojë.” Sipas ekspertëve, përmes deklaratave të tij, Trump kërkon t’a detyrojë Session që të japë vetë dorëheqjen duke mos preferuar shkarkimin. Në rast se Kryeprokurori do të lërë detyrën, favoritët kryesorë për të zënë vendin e tij janë ish-Kryetari i Bashkisë së Neë York-ut, Rudy Giuliani, ose Senatori i Texassit, Ted Cruz. Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions ka takuar ambasadorin e Rusisë dy herë gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump vitin e kaluar, dicka për të cilën ai e mohoi gjatë seancës për konfirmimin e tij si prokuror i përgjithshëm. Lajmi është konfirmuar nga qeveria amerikane pas raportimit fillestar nga e përditshmja amerikane Uashington post, e cila citonte zyrtarë të departamentit të drejtësisë. Në një nga takimet e zhvilluara në muajin shtator sesion dhe ambasadori rus Sergei Kislyak kanë zhvilluar një bisedë private në zyrën  e senatorit në kulmin e debatit të inteligjencës amerikane që akuzonte Rusinë për një fushatë kibernetike me qëllim  ndërhyrjen në garën presidenciale amerikane. Zbulimet e reja mund të nxisin kongresin që të hetojë rolin e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e 2016. Për të njëjtën arsye, pra për kontaktet me ambasadorin rus dhe për fshehjen e tyre  Michael Flynn, këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare u shkarkua nga detyra pak kohë më parë.

 

Tags

Jul 27, 2017 19:15 Europe/Tirane
Komente