• Trump shpërthen urën me Partinë Republikane

Një gazetë spanjolle duke iu referuar ndryshimeve të udhëheqësisë së punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, shkruan se Donald Trump, president i SHBA me këtë veprim, përveçse ka sfiduar Kongresin, ai ka shpërthyer urën me Partinë Republikane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar gazetës El Mundo, Trump gjatë gjithë kësaj jave ka qenë i etur për të shkarkuar një personalitet të Shtëpisë së Bardhë. Me vazhdimin e telenovelës së shkarkimeve dhe largimeve nga puna në administratën amerikane, kësaj here ka dhënë dorëheqje Reince Priebus, shefi i punonjësve të Shtëpisë së bardhë, i cili u zëvendësua nga John Kelly sekretar për sigurinë e brendshme në Amerikë. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar gjeneralin John Kelly, i cili aktualisht kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si shefin e ardhshëm të stafit të tij. Njoftimi, u bë në Twitter, pasditen e së premtes dhe në mënyrë efektive, largon Reince Priebus nga ky pozicion. Ish shefi i personelit, Priebus ishte përballur me presion, si një njeri i mundshëm, nga ku rrjedh informacioni.

 

Tags

Jul 29, 2017 19:59 Europe/Tirane
Komente